Rajoni juglindor I Korçës rezulton këtë vit pa kultivim të bimëve narkotike në territorin e tij.
 
Në këtë përfundim arin policia e Korçës dhe sektori përkatës I saj për luftën kundër trafikut të bimëve narkotike pas kontrolleve të përsëritura në rreth 95% të territorit të këtij Qarku.
 
Burime të policisë thanë se funksionojnë 10 grupe pune e patrullimi, kontrollet e të cilave janë përqëndruar sidomos në zonat më me risk të kultivimit të drogës.
 
Harta e kultivimit të bimëve narkotike, rezulaton përgjithësisht pa njolla, dhe ndoshta ky është viti I parë që ka rënie të theksuar të kultivimit.
 
Sipas policisë, nuk ka toka të mbjella me kanabis në pjesën më të madhe të rajonit të Korçës.
 
Edhe pse policia arin në një konkluzion të tillë, nuk do të thotë se ka siguri maksimale që zona juglindore është fshirë plotësisht nga harta e kultivimit të drogës.
 
Rasti I pak ditëve më parë, kur në fshatin Velçan u arrestuan 7 persona dhe dy u shpallën në kërkim për kultivim e trafikim të bimëve narkotike nuk le vend për eufori. Ndaj edhe policia ka vendosur të ushtrojë edhe më tej kontrollet e saj, duke u përqëndruar në zonat malore apo ato fshtra që prej vitesh kanë qënë vatrat kryesore të kultivimit të bimëve narkotike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re