Në kuadër të kontrolleve në zonat bregdetare, policia ka bllokuar 8 mjete lundrimi Jet Sky në Shëngjin. Nga 13 mjetet lundruese ndaj të cilave u ushtrua kontroll, 8 prej tyre rezultuan me mungesë dokumentacioni. Për këtë arsye, pronarët u ndëshkuan secili me masën administrative 10 000 lekë të rinj.

Policia apelon të gjithë operatorët ekonomikë që ofrojnë shërbimin e lundrimit, në hapësirat detare, liqenore dhe lumore, që të pajisen me dokumentacionin përkatës të mos cenojnë perimetrin ujor të sigurisë për pushuesit dhe të përmbushin kriteret për sigurinë e pasagjerëve, siç pajisja e pasagjerëve me jelekë shpëtimi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re