Skip to content

Kontrollet e BKH-së tek “Delta Farma” dhe rrjeti i farmacive “Ditë e Natë” në kuadër të një hetimi të ri ndaj Ilir Beqajt. Sekuestrohen dokumente dhe kompjutera

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) he policia, me urdhër të SPAK kanë ushtruar kontrolle te “Delta Pharma” dhe rrjeti i farmacive “Ditë e Natë” për grumbullimin e sa më shumë provave në kuadër të hetimit pasuror që po kryhet ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj, familjarëve të tij dhe pjesëtarëve të tjerë të lidhur me të.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se ky është një hetim i ri ndaj ish-ministrit dhe nuk ka lidhje me “Sterilizimin” dhe “Check Up-in”.

LECO EDHE: Hetimi pasuror ndaj Ilir Beqajt, SPAK kryen kontrolle tek “Delta Pharma” dhe rrjeti e farmacive ‘Ditë Natë’

Sipas saj, ky hetim ka në fokus disa kontrata dhe marrëdhëniet e Ilir Beqajt me disa prej pronarëve të kompanive farmaceutike.

“Këto kompani dyshohet se mund të kontrollohen në mënyrë indirekte, por është ende shpejt për të raportuar me siguri”, tha Lala.

Gjatës ditës së sotme (28 dhjetor) ka pasur kontrolle në disa farmaci dhe banesa përfshirë edhe atë të Beqajt, në kuadër të mbledhjes së provave të reja.

Deri më tani mësohet se janë sekuestrua dokumenta, kompjuterë dhe mjete të tjera të komunikimit.

Hetimi pasuror nuk ka nisur vetëm ndaj ish-ministrit, por edhe ndaj familjarëve të tij dhe pjesëtarëve të tjerë të lidhur me të.

 

“”