Pòlicia Kufitare e Portit të Durrësit, si rezultat i intensifikimit të masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe krímeve ndërkufitare, gjatë kontrolleve të imtësishme ka evidentuar dhe goditur një rast të kontrabandës.

Mëngjesin e sotëm, në PKK Port Durrës, në vijën e dytë, Pòlicia Kufitare ka bërë kontroll në autobusin me drejtues shtetasin I. F. dhe si rezultat janë konstatuar mbi 25 pako brenda të cilave ndodheshin rreth 500 telefona celular pa faturë shoqëruese, një sasi rrobash

Vijon kontrolli i imtësishëm për gjetjen e sendeve të tjera të kundërligjshme. Për veprime të mëtejshme janë njoftuar shërbimet e DVP Durrës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re