Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, është shprehur se gjatë ndërhyrjes së policisë në kampin e Muxhahedinëve kishte edhe episode të palejuara nga ana e Policisë, siç sipas saj, ishte rasti kur dy policë mbanin një person dhe një tjetër e sulmonte me spraj.

WhatsApp Image 2023-06-27 at 22.04.05

Komentet Ballanca i bëri teksa ishte e ftuar në emisionin “Log” në Panorama TV, ku tha se historikisht gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri, Muxhahedinët nuk kanë dashur ta njohin autoritetin e shtetit shqiptar.

Ajo tha se megjithë parregullsitë, policia e ka të drejtën për të ushtruar kontrolle dhe sipas saj, në rastin konkret, operacioni i Policisë ka qenë më i mirëorganizuar, ndryshe nga operacionet kur sipas saj u shkon qytetarëve në orën 5 të mëngjesit për t’u prishur shtëpitë.

“Muxhahedinët nuk kanë dashur njohjen e autoritetit të shtetit shqiptar. Në rastin konkret ka pasur disa episode të palejuara nga ana e policisë. Ajo ku dy policë mbanin dikë dhe tjetri e sulmonte me spraj, janë tërësisht të ndaluara.

Por edhe ata duke kundërshtuar forcat e policisë kanë sjellë tensionimin e situatës. Ka të drejtë policia për kontrolle. Policia nuk ka shkuar atje si ka shkuar te shumë qytetarë të tjerë shqiptarë në 5 të mëngjesit për t’ju prishur shtëpitë. Unë i kam kërkuar stafeve të mia që të shikojnë elementë të caktuar”, u shpreh Ballanca.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re