Ish-kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat, tha se kontrollet e policisë së Shtetit në kampin e MEK në Manëz është bërë me urdhër të kreut të shtetit, Edi Rama.
Berisha tha se PD dënon dhunën e ushtruar ndaj personave të kampit pasi përbën një krim të shëmtuar dhe dhunim flagrant të ligjeve dhe konventat për refugjatët.
“Inkursioni agresiv dhe banditesk i Policisë së Shtetit me urdhër të Edi Ramës në kampiun e refugjatëve iranianë, në Manzë përbën një krim të shëmtuar, përbën një dhunim flagrant të të gjitha ligjeve të vendit, konventave ndërkombëtare për refugjatët, traditës shqiptare dhe detyrimit që vjen nga kjo traditë. Dënoj me ashpërsinë më të madhe, terrorin fizik, psikologjik të gjithanshëm të ushtruar ndaj muxhahedinëve. Dënoj me ashpërsinë më të madhe, dhunën e egër fizike e cila ka pasur pasojë deri më tani 1 të vdekur me plagë të shumta dhe mbi 40 të plagosur, një pjesë e të cilëve janë në spitalet e vendit.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe, veprimet dhe i konsideroj banditeske këto, janë marrë pa lënë asnjë dokument, procesverbal nga ana e policisë së Edi Ramës.
PD është një parti e cila dënon terrorizmin ngado që vjen, nuk përjashtoj mundësinë që brenda muhaxhedinjëve të ketë dhe të infiltruar terrorist por PD nuk pranon kurrë ndëshkimet kolektive dhe këto që kanë ndodhur sot, një masakër pothuaj e vërtetë në kampin e Manzës. Akuzat e formuluara nga prokuroria apo policia, sigurisht kërkon hetim dhe gjykim. Informoj shqiptarët se sulmet nga Irani janë një e vërtetë e pamohueshme por gjithashtu se para këtyre sulmeve nuk ishte garda revolucionare, as zbulimi i tyre që sulmoi sistemet shqiptare por Edi Rama me fallangat e tij që nxori në treg të gjitha të dhënat sekrete dhe dëmtoi interesat sekrete të NATO-s”, tha ai.
