Policia ka konfirmuar kontrollet që po kryhen në kampin e MEK në Kamëz. Në një njoftim zyrtar thuhet se ky operacion është ndërmarrë me urdhët të Gjykatës së Posaçme, ndërsa po kontrollohet i gjithë ambienti dhe zyrat e MEK.

 

“Në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin e tyre, me planin e kontrollit të ambienteve në territorin e kampit MEK, duke zbatuar me rigorozitet etikën dhe komunikimin e duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve dhe komunitetit që banon në këtë kamp”, thuhet në njoftim.

 

 

Megjithatë policia nuk sqaron motivet e këtij kontrolli, teksa burime bëjnë me dije se operacioni është në kuadër të terrorizmit dhe sulmeve kibermetike.

 

Në përfundim të kontrolleve do të ketë njoftim më të detajuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re