Policia Rrugore në të gjithë vendin kanë vendosur 522 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

Janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 12 shtetas, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masën administrative 3000 lekë dhe janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit apelon që të gjithë qytetarët të vendosin maskat mbrojtëse, pronarët e lokaleve të respektojë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re