Kanë dalë detaje të reja nga krimi tragjik i 28 nëntorit në Kosovë, ku u vra Liridona Ademaj. Mediat në Kosovë shkruajnë se Naim Murseli kishte planifikuar gjithçka ndërsa e kishte ftuar bashkëshorten e tij Liridona Ademaj për të darkuar familjarisht jashtë qytetit.

Sipas Indeksionline dyshohet se Naim Murseli në bashkëpunim me Liridon Kokallën dhe Granit Plavën organizuar vrasjen e Liridona Ademajt për qëllime të ulëta.

Naimi bashkë me Liridonën dhe dy fëmijët po darkonin në një restorant në Graçanicë. Sipas medias Granit Plava është parë në oborrin e restorantit duke kontrolluar situatën para krimit. Pak para se Naim Murseli dhe Liridona Ademaj të kryenin darkën e fundit, Granit Plava dhe Liridon Kokalla dyshohet se kanë marrë udhën paraprakisht drejt vendit tragjik ku ishte planifikuar vrasja e Liridona Ademajt. Indeksonline shkruan se gjatë rrugës ata kanë ndërruar veturën me të cilën ishin nisur nga restoranti në Graçanicë.

Dyshohet se Liridona Ademaj u vra me një plumb në qafë në një zonë të fshehët në fshatin Sinidoll të Prishtinës, aty ku ishte organizuar vrasje makabre. Naim Murseli në seancën e fundit dëgjimore deklaroi se nuk kishte ikur nga vendi i ngjarjes madje kishte qenë dhe vet i rrezikuar, duke mohuar kështu përfshirjen në vrasjen e bashkëshortes së tij, një deklaratë kjo kontradiktore, krahasuar me të parën ku kishte thënë se ka urdhëruar vrasjen e bashkëshortes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re