Avokati i muxhahedinëve, Genc Gjokutaj ka reaguar në lidhje me tensionet e ndodhura këtë të martë në kampin e MEK në Manëz, Durrës pas kontrolleve të policisë.

Gjokutaj tha se nga përplasja e policisë me banorët e MEK, ka humbur jetën një 65-vjeçar dhe se kanë mbetur të plagosur 50 persona të tjerë gjatë aksionit.

“E kam të konfirmuar nga burime nga brenda. Trupi ndodhet brenda në kamp. Është i moshës 65 vjeç. Ai burrë nuk ka vdekur as dje, as nuk do vdiste nesër. Ka vdekur kur ka shkuar policia. Më lejoni të marr informacion dhe do t’ua komunikoj”, tha Gjokutaj për News24.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re