Një 44 vjeçar shqiptar që ishte në drejtimin e makinës së tij mësohet se është ndaluar në zonën e Impruneta, pasi gjatë kontrollit iu gjet në posedim disa doza kokainë.

Qëndrimi dyshues i burrit bëri që policia të hetonte çështjen dhe të zgjaste kërkimin në shtëpinë e tij, ku u gjetën mbi 200 gram kokainë, rreth 400 gram marihuanë dhe materiale të ndryshme për prerje dhe peshim.

Po gjatë kontrollit iu gjetën gjithashtu mjete të përshtatshme për vjedhje (një lloj maskë plastike që mbulon të gjithë fytyrën), një dritë ndezëse magnetike blu, kartëmonedha të rreme 10 euro dhe 4 biçikleta garash.

Me një vlerë totale mbi 20 000 euro.

Burri, një shtetas shqiptar, me precedentë të shumtë, u arrestua dhe u mbyll në burgun fiorentin të Solliçiano.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re