Incidenti ne gjimnazin e Bulqizës ka vënë në lëvizje Drejtorinë Arsimore për të parë kushtet e sistemeve të ngrohjes në shkollat e vendit. Për këtë arsye të gjitha shkollat në bashkinë e Korçës janë inspektuar nga Drejtoria e Arsimit, të shoqëruar nga grupet e punës në prefekturë dhe bashki.
 
Kjo e fundit pajis shkollat me lëndë djegëse për ngrohje. Inspektimi vjen menjëherë pas urdhrit të ministres se arsimit Lindita Nikolla. Ndërkohë kontrollet do të vijojnë gjatë gjithë fundjavës, kohe kur shkollat janë pushim.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re