Andel Trebicka, një nga kontrollorët që janë në grevë për pagat në Rinas, tha se policia po i arreston një e nga një kolegët e tij. Gjatë një ndërhyrjeje me Skype në Rinas, Trebicka tha se ishte njoftuar nga kolegët e tij se po thirreshin një nga një në polici, ndërsa i bëri thirrje koleges së tij Flora Ndreca që ishte në Opinion, të bëhej gati sepse do të arrestohej.

Prokuroria e Tiranës ka filluar hetimet për situatën e ndodhur në aeroportin e Rinasit. Pas kallëzimit që Albcontrol ka bërë ndaj disa emrave konkretë të kontrollorëve të trafikut ajror në Rinas, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet, ndërsa policia ka shoqëruar edhe njërin prej tyre.

Policia ka shoqëruar Muhni Mezini një nga kontrollorët e trafikut ajror, emri i të cilit u bë publik në lidhje me letrën që kishte firmosur duke e shpallur veten të paaftë për punë për shkak se ishte stresuar që kishte marrë para borxh te familjarët për të përballuar jetesën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re