Policia rrugore e Tiranës ka njoftuar se vijojnë kontrrollet në akset rrugore.

Bëhet me dije se 13 shoferë janë arrestuar në gjendje të dehur.

Ndërsa janë pezulluar 83 leje drejtimi, për drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit si dhe për shkak të kalimi i shpejtësisë jashtë normave të lejuara.

Policia Rrugore e Tiranës

Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.

▫13 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

▫83 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re