Një konvertim i gjerë i vendlindjes së ish-udhëheqësit nazist Adolf Hitler në një qytet në kufirin austriak-gjerman pritet të kushtojë pothuajse dy herë më shumë se sa ishte planifikuar fillimisht, ka njoftuar Ministria e Brendshme e Austrisë.

Një ndërtesë bosh në Braunau am Inn do të vihet në dispozicion të policisë austriake. Një komision i posaçëm propozoi ndryshime arkitekturore për ta bërë atë pothuajse të panjohur dhe kështu më pak tërheqës për neo-nazistët që bëjnë pelegrinazh në atë vend.

Por çmimi i punimeve të ndërtimit është rritur në 20 milionë euro, që është 11 milionë më shumë se sa ishte planifikuar më parë, njoftuan autoritetet austriake.

Zëdhënësi i ministrisë e shpjegoi këtë me “rritje të përgjithshme të kostos së punimeve”.

Ndërtesa ku lindi dhe kaloi muajt e parë të jetës diktatori nazist ka mbetur bosh që nga shpërngulja e shoqatës për personat me aftësi të kufizuara intelektuale në vitin 2011.

Qeveria austriake sekuestroi ndërtesën nga pronari i saj i mëparshëm pas një mosmarrëveshjeje të gjatë mbi përdorimin e saj në të ardhmen.

Përfundimi i punimeve pritet në vitin 2025. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re