Skip to content

“Koordinator i krimit me qeverinë”/ Agasi në pranga, Berisha: Kishte kontroll mbi të dhëna e shqiptarëve nëpërmjet AKSHI. Emëronte ministra dhe…

berisha a 2

Kreu i PD Sali Berisha në një deklaratë për mediat u ndal te arrestimi i Ergys Agasit. Berisha deklaroi se Agasi është personi që emëronte dhe ndryshonte Ministrat e Brendshëm.
Gjithashtu sipas Berishës, ai kishte kontroll mbi SHISH.

Koordinatori i Ramës për të gjitha organizatat kriminale dhe kartelet e drogës, njeriu që nëpërmjet AKSHI-t të Lindave,. Asaj të Surrelit apo patronazhistes së AKSHI dhe Lindës drejtorieshë kontrolloi çdo të dhënë në internet të shtetasve shqiptarë dhe atyre të huaj në territorin e Shqipërisë.
Agasi, ishte dhe është personi i cili sipas pohimeve verbale, ndryshonte dhe emëronte ministrat e brendshëm dhe kishte një kontroll fjollë mbi SHIK, tashmë të denoncuar nga unë prej vitesh në mënyrë të përsëritur.
Miqësia e kryetares së SHIK, me Agasin, është denoncuar në mënyrë të përsëritur nga kjo platformë. Kemi paralajmëruar se shtrirja e kontrollit dhe influencës së këtij mafiozi mbi SHIK nëpërmjet miqësisë që kishte me Hysenin e njohur tashmë si agjente e përbashkët e Ramës dhe Vuçiçit lë dyshime të mëdha për infektimin e këtij institucioni.