Koordinatori i OKB-së të ndihmës humanitare për Nigerinë, Matthias Schmale tha se “Roli i Türkiye-s në punimet e ndihmës humanitare globale duhet vlerësuar”.

Schmale në një prononcim për Anadolu foli lidhur me krizën ushqimore të shkaktuar nga ngjarjet terroriste që vazhdojnë në verilindje të Nigerisë si dhe për ndihmat e dërguara në rajon.

“Türkiye në njërën anë vazhdon luftën me problemet me të cilat ajo përballet dhe në anën tjetër vazhdon të zgjasë dorën për nevojtarët në botë”, tha Schmale duke shtuar se kur bëhet fjalë për punimet e ndihmës humanitare Türkiye vazhdon të jetë një aktor ndërkombëtar.

“Këtë e kam parë personalisht në Lindjen e Mesme dhe në Somali”, theksoi Schmale duke shtuar se Türkiye ka siguruar mbështetje të shumta për Nigerinë në kuadër të bashkëpunimit ndërqeveritar.

“Roli që Türkiye luan në punimet e ndihmës humanitare globale duhet vlerësuar”, deklaroi ai.

– “Në verilindje të Nigerisë 4.3 milionë njerëz përballen me krizën ushqimore”

Schmale tha se konfliktet e armatosura që vazhdojnë prej një kohe të gjatë në rajonet Adamawa, Borno dhe Yobe në verilindje të Nigerisë, pengojnë njerëzit të kultivojnë produkte në zonat bujqësore.

Çdo ditë vazhdon të rritet numri i personave që janë strehuar në kampe dhe i atyre që janë zhvendosur për shkak të ngjarjeve terroriste në rajonet në verilindje të vendit, njoftoi Schmale duk thënë se këto njerëz nuk mund të gjejnë ushqime të mjaftueshme për shkak të vështirësisë që për përjetohet në ndihmat humanitare.

“4.3 milionë njerëz që janë larguar këtë vit për shkak të ngjarjeve terroriste në verilindje të vendit përballen me krizën ushqimore. Gjysma e kësaj shifre përbëhet nga fëmijët. Jemi të shqetësuar kryesisht për 2 milionë fëmijë. Nëse nuk kalojmë menjëherë në veprim, më shumë se 700 mijë fëmijë mund të mbesin përballë kequshqyerjes akute të rëndë, situatë kjo e cila është dramatike”, theksoi Schmale.

Ai potencon se kriza ushqimore e përjetuar këtë vit është më e keqe se ajo e vitit të kaluar dhe se fëmijët humbin jetën për shkak se nuk ushqehen mjaftueshëm.

– Thirrje për 391 milionë dollarë për luftën me pasigurinë ushqimore

Schmale nënvizoi se kanë nevojë për ndihmën e komunitetit ndërkombëtar për të kapërcyer situatën dramatike në verilindje të vendit dhe se arsyeja e kësaj është se situata në rajon sa vjen e përkeqësohet.

Për shmangien e një krize më të keqe, Schmale bëri thirrje për mobilizim emergjent për sigurimin e 391 milionë dollarëve dhe shtoi se një pjesë e madhe kësaj shifre do të shkojë për ndihmat ushqimore.

Koordinatori i OKB-së tha se në çështjen e pasigurisë ushqimore do të vazhdojnë t’u bëjnë thirrje vendeve si Türkiye dhe disa partnerëve në vendet perëndimore.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re