Skip to content

Koordinatori i PD që mbështeti Godolen kundër Berishës, tërhiqet: Ai është një zë i fuqishëm, vlerat e tij s’mund të shumëzohen me zero

Koordinatori i fushatës për shëndetësinë në Partinë Demokratike, Gzmend Koduzi ka tërhequr mbështetjen e tij për sekretaren e sapo emëruar për të përndjekurit politikë, Jonila Godole.

Koduzi ishte një nga zërat në PD, që ripostuan deklaratën e Godoles, e cila kërkonte distancimin e selisë blu nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Fill pas botimit të këtij lajmi në faqen Rilindja Demokratike, Koduzi u tregua i gatshëm ta shpërndante këtë lajm në profilin e tij në Facebook.

Por, sot është tërhequr. Pasi edhe vetë RD-ja e fshiu lajmin nga faqja Koduzi ka dalë të flasë për vlerat e Berishës në një TV.

“Berisha është një zë i fuqishëm, vlerat e tij s’mund të shumëzohen me zero,”- tha ai, ndërsa ëhtë kujdesur ta shpërndajë sërish në profilin e tij në Facebook, për të treguar sërish një distancim, por këtë herë nga Godole.