Një shpërthim që dëmtoi zyrën e Agjencisë së Taksave Daneze në Kopenhagë ishte një “sulm” por ende është shumë herët të dihet se kush ishte përgjegjës, tha policia.

Shpërthimi shkaktoi ndalimin e trenave në qytet. Dy persona ishin brenda ndërtesës së agjencisë tatimore, por shpëtuan nga plagët, thotë Reuters.

“Ky është një veprim i egër dhe plotësisht i papranueshëm”, tha ministri danez i taksave, Morten Bodskov, në Twitter pasi inspektoi dëmtimet e mëdha në ndërtesën e agjencisë tatimore.

Policia tha se ishte shumë herët për të thënë kush është përgjegjës për shpërthimin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko