“Kopshti i vishnjeve” me tekst nga Anton Çehov do të vijë premierë në skenën teatrore me regji nga Dino Mustafic. Me një kastë aktorësh të njohur jo vetëm nga trupa e teatrit të Korçës, por nuk mungojnë dhe artistë nga Shkodra dhe Tirana, kjo shfaqje pritet të jetë premierë së shpejti. Provat për shfaqjen kanë nisur që në muajin qershor dhe kanë vijuar edhe gjatë muajit korrik, ndërsa në role janë aktorë të njohur të teatrit në vend.

Mes aktorëve përmendim Ema Andrea, Sotiraq Bratko, Zamira Kita, Ligoraq Riza, Gert Ferra, Jozef Shiroka dhe të tjerë artistë të teatrit. Koreografi Gjergj Prevazi ka bërë disa bashkëpunime me regjisorin e njohur Dino Mustafic. Ai shprehet se në teatrin e Korçës regjisori për herë të parë po bashkëpunon me një shfaqje teatrore, ndërsa është i katërti për një projekt në vendin tonë.

“Kjo shfaqje do të sillet për publikun në një formë bashkëkohore.  Gjatë gjithë muajit korrik është punuar me provat për shfaqjen, që kanë nisur që nga data 16 qershor. Provat do të rinisin sërish pas mesit të muajit gusht dhe në 1 shtator shfaqja do të jetë premierë në teatrin “Andon Zako Çajupi”. Në Korçës është hera e parë, që ai ka këtë bashkëpunim në fushën e teatrit, por e katërta në Shqipëri”, pohon koreografi Prevazi.

 

Si koreograf, Gjergj Prevazi ka bërë 19 bashkëpunime brenda dhe jashtë vendit me regjisorin Mustafic për shfaqje të ndryshme. “Unë kam bërë disa bashkëpunime me regjisorin, 19 deri tani. “Equus” ka qenë e para shfaqja e tij në Shqipëri, “Nëna dhe fëmija” ka qenë shfaqja e dytë një produksion i pavarur, e treta shfaqja “Jugori” në Shkodër dhe premiera ka qenë në dhjetor të vitit të kaluar dhe kjo tani në Korçë e katërta.

Unë si koreograf kam punuar në Shqipëri, në Beograd, Sarajevë, Shkup, Prishtinë, Shkodër, etj”, pohon koreografi Prevazi mes të tjerave. Ndërsa në faqen e teatrit “Andon Zako Çajupi” mes të tjerave shkruhet se si gjithmonë, e veçanta vjen nga Korça. “Çehovi në skenën tonë. Regjisori Dino Mustafic dhe aktoret e tij të zgjedhur fillojnë punën në teatrin e Korçës! Një përkushtim maksimal, interpretime të shkëlqyera, regjisor brilant”, shkruan institucioni ndërsa janë publikuar dhe foto gjatë punës së provave në teatër.

I lindur në Bosnje, Dino Mustafic, e ka lidhur jetën herët me skenën. Ai është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Sarajevë, dhe është drejtor i një festivali ndërkombëtar teatror MESS, që mbahet në Sarajevë prej gati 20 vitesh. “Kopshti i vishnjeve” me tekst nga Anton Çehov do të vijë premierë në skenën teatrore me regji nga Dino Mustafic. Me një kastë aktorësh të njohur jo vetëm nga trupa e teatrit të Korçës, por nuk mungojnë dhe artistë nga Shkodra dhe Tirana, kjo shfaqje pritet të jetë premierë së shpejti.

 

Provat për shfaqjen kanë nisur që në muajin qershor dhe kanë vijuar edhe gjatë muajit korrik, ndërsa në role janë aktorë të njohur të teatrit në vend. Mes aktorëve përmendim Ema Andrea, Sotiraq Bratko, Zamira Kita, Ligoraq Riza, Gert Ferra, Jozef Shiroka dhe të tjerë artistë të teatrit. Koreografi Gjergj Prevazi ka bërë disa bashkëpunime me regjisorin e njohur Dino Mustafic.

Ai shprehet se në teatrin e Korçës regjisori për herë të parë po bashkëpunon me një shfaqje teatrore, ndërsa është i katërti për një projekt në vendin tonë. “Kjo shfaqje do të sillet për publikun në një formë bashkëkohore.  Gjatë gjithë muajit korrik është punuar me provat për shfaqjen, që kanë nisur që nga data 16 qershor. Provat do të rinisin sërish pas mesit të muajit gusht dhe në 1 shtator shfaqja do të jetë premierë në teatrin “Andon Zako Çajupi”.

Në Korçës është hera e parë, që ai ka këtë bashkëpunim në fushën e teatrit, por e katërta në Shqipëri”, pohon koreografi Prevazi. Si koreograf, Gjergj Prevazi ka bërë 19 bashkëpunime brenda dhe jashtë vendit me regjisorin Mustafic për shfaqje të ndryshme. “Unë kam bërë disa bashkëpunime me regjisorin, 19 deri tani.

 

“Equus” ka qenë e para shfaqja e tij në Shqipëri, “Nëna dhe fëmija” ka qenë shfaqja e dytë një produksion i pavarur, e treta shfaqja “Jugori” në Shkodër dhe premiera ka qenë në dhjetor të vitit të kaluar dhe kjo tani në Korçë e katërta. Unë si koreograf kam punuar në Shqipëri, në Beograd, Sarajevë, Shkup, Prishtinë, Shkodër, etj”, pohon koreografi Prevazi mes të tjerave.

Ndërsa në faqen e teatrit “Andon Zako Çajupi” mes të tjerave shkruhet se si gjithmonë, e veçanta vjen nga Korça. “Çehovi në skenën tonë. Regjisori Dino Mustafic dhe aktoret e tij të zgjedhur fillojnë punën në teatrin e Korçës! Një përkushtim maksimal, interpretime të shkëlqyera, regjisor brilant”, shkruan institucioni ndërsa janë publikuar dhe foto gjatë punës së provave në teatër.

I lindur në Bosnje, Dino Mustafic, e ka lidhur jetën herët me skenën. Ai është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Sarajevë, dhe është drejtor i një festivali ndërkombëtar teatror MESS, që mbahet në Sarajevë prej gati 20 vitesh.

 

Pjesa e Çehovit

Në “ëmbëlsinë e qershive”. Lule të bardha, ca trungje të prera pa degë e gjethe… Janë vishnjet, simboli i ndryshimit të klasave shoqërore. Më tepër se të trajtojë probleme sociale e shoqërore, vepra ka një tonalitet “lulesh të bardha”, të lehtë, e ku kushdo mund të gjejë vetveten të parë në pasqyrën e kohës.

Në kopshtin plot lule të bardha “vërtiten” krejt ngjarjet, që ëmbëlsisht “zhysin” të shkuarën si natyrshmëri e pashmangshme në të tashmen e një jete në ndryshim. Ljubova Andreievna Ranevskaya me të bijën-Anja dhe guvernantia- Sharlota kthehen nga Parisi në një provincë ruse në një gjendje jo të mirë financiare.

 

Duan të shesin kopshtin e qershive, me të cilin i lidhin shumë kujtime. Ranevskaya është një aristokrate e rënë nga vakti, që ende nuk e pranon dot fatin e saj dhe të shtresës që përfaqëson. Në një situatë të tillë, në një mbrëmje si shumë të tjera “në tisin e vetëpërkundjes” të njeriut të mësuar me një lloj jete prej së cilës nuk shkëputet dot, më 22 gusht mësojnë se prona e tyre është shitur.

 

Tronditja lidhet për më tepër me emrin e pronarit të ri, Llopahini, një tregtar përfaqësues i shtresës së mesme të shoqërisë, (dikur i ati i tij ‘muzhik’ kishte shërbyer në familjen Ranevskaya) që e blen kopshtin për t’i vënë sëpatën pemëve të vishnjës.

 

Nga Julia Vrapi /Agjensia e Lajmeve Sot News/

 

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re