Korça vijon të mbetet destinacion i preferuar për turistët. Hotelet, restorantet dhe shërbimet kanë qenë të mbushura plot dhe i kanë dhënë më shumë gjallëri vendit. Kultura e rrallë dhe qytetaria e korçarëve, e ka bërë qytetin juglindor vendin më të preferuar për të gjithë shqiptarët. Arsyet janë kuptueshme, pasi ka disa zona interesante për t’u vizituar si qendra e qytetit, Pedonalja, Pazari i Vjetër, por padyshim edhe mikpritja e ushqimi.

 

Oferta e larmishme turistike që ofron juglindja, ku veç Korçës, vizitorët mund të qëndrojnë edhe në Dardhë, Voskopojë apo Pogradec, ka shtuar vit pas viti kërkesat e qytetarëve për këto destinacione. Hotelet dhe bujtinat e Korçës do të jenë të rezervuara deri javën e parë të janarit. Korça është gjithmonë destinacioni ideal, që ofron çlodhje dhe spektakël të vërtetë. Çdokush që ka kaluar një herë të vetme pushimet në këtë qytet, e ka të pamundur të mos rikthehet. Ardhja e vitit 2022 tregoi qartë se kush ishte vendi më i preferuar për të memorizuar kujtimet familjare dhe për të kaluar momente të paharruara.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re