Kreu i Kadastrës Artan Lame, teksa ishte gjatë një vizite në qytetin e Korçës, njoftoi se procesi i legalizimeve në këtë qark është drejt përfundimit, ndërkohë që bëri edhe një deklaratë të habitshme.

Lame deklaroi me humor, sipas tij faktin që korçarët s’kanë ndërtime pa leje, tregon që janë frikacakë.

“Korça është qarku më frikacak për çështjen e ndërtimeve pa leje, korçarët janë treguar gjithmonë të paaftë për të ndërtuar pa leje sepse statistikisht Qarku i Korçës është qarku me më pak ndërtime pa leje në rang republike, duke qenë një qark me popullsi shumë të madhe. Kjo tregon edhe qytetarinë e qarkut, por edhe frikën ndaj ligjit. Në aspektin afatgjatë kjo është një gjë e mirë sepse ka ruajtur në shumë raste tokën bujqësore nga ndërtimet, kanë ruajtur infrastrukturën rrugore, të kanalizimeve, infrastrukturën e qyteteve nga ndërtimet pa leje dhe na ka lehtësuar edhe ne punën”, shtoi Lame.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re