Kreu i PL, Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë qenë ditën e djeshme në Korçë dhe në Bashkinë Devoll ku dhe prezantuan kandidatët e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për zgjedhjet e 14 majit.

Meta në ‘Facebook’ shkruan se Korça meriton të drejtohet një profesoresha Ledina Aliolli, ashtu si dhe Devolli me Elvis Hajdërlli.

“Korça e meriton të drejtohet nga një Zonjë e vërtetë si Prof.Ledina Aliolli dhe kështu do të ndodhë me zgjedhjet e 14 Majit. Bashkë me drejtuesit e Partisë Demokratike dhe Partisë të Lirisë zhvilluam një takim të përbashkët për të intensifikuar punën e përbashkët për të siguruar një fitore bindëse, e cila u’a kthen Bashkinë të gjithë qytetarëve”.

Meta thekson se Elvis Hajdërlli do të bëjë shumë punë për Devollin, ku një prej tyre është Shtëpia Muze e shkrimtarit Dritëro Agolli.

“Si kryebashkiak i ardhshëm, Elvis Hajdërlli do të bëjë shumë punë për Devollin, por një nga gjërat e para që ai do të bëjë, do të jetë Shtëpia Muze e shkrimtarit të madh Dritëro Agollit.

Dhe unë me shumë kënaqësi do të jem në inaugurimin e saj!”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re