Rikthehen edhe njëherë tjetër reshjet e dëborës në zonat malore të juglindjes së vendit.

Reshjet kanë shkuar nga 5-8 cm në lartësitë në mbi 1300 m, përfshi këtu edhe majën e Bigllës në afërsi të fshatit turistik të Dardhës.

Reshje mësohet të ketë patur edhe në aksin Shtyllë – Mashkullorë aty ku ka qenë pothuajse e njëjta trashësi ndërkohë që bore ka pasur edhe në të njëjtat lartësi të fshatrave të thellë të Voskopojës e Lekasit

Aksi rrugor i Dardhës pas punës së bërë nga firma kontraktore është i kalueshëm pa probleme ndërkohë që në rrugët e tjera përfshi dhe ato të njësisë administrative Lekas e Vithkuq nuk janë paraqitur probleme në qarkullimin e mjeteve.

Burime zyrtare thanë se nuk ka patur probleme përsa i përket furnizimit me energji elektrike përfshi dhe fshatrat e zonave malore Gorë e Moglicë.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re