Korça hyn në ditën e nëntë pa asnjë rast të ri të prekur nga virusi COVID 19. Burime të sigurta pranë njësive vndore të kujdesit shëndetsor, bëjnë me dije se nga i gjithë qarku i Korçës ka qënë vetëm një tampon i dërguar në Institutin e Shëndetit Publik në Kryeqytet.

E veçanta e këtij tamponi ka qënë fakti se më herët personi kishte shfaqur shenja të ngjashme me ato të koronavirus, por pasi ishte testuar ka rezultuar negativ.

Mirëpo, fakti që nuk po i largoheshin shenjat e një gripi të ngjashëm me COVID-19, ka kërkuar ritestim për të pasur garancinë se nuk është i infektuar. Edhe pas ritestimit që i është bërë ditën e djeshme ka rezultuar sërish negativ.

Gjatë gjithë kësaj periudhe të pandemisë së koronavirusit qarku i Korçës ka pasur në total 19 raste, të gjitha të shpërndara në qytetin e Korçës, ndërsa bashkitë e tjera kanë qënë të paprekura nga virusi i rezikshëm.

Momentalisht 17 persona të infektuar janë shëruar nga COVID-19 ndërsa vetëm dy pacientë aktivë vijojnë të jenë të prekur.

Edhe këta sipas burimeve janë drejt rikuperimit të plotë, njëri i vetëkarantinuar në banesë ku merr asistencë nga mjeku i familjes dhe epidemiologët e spitalit rajonal të Korçës, ndërsa pacienti i dytë në Spitalin infektiv në Tiranë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re