Skip to content

Korça “vjen” më pranë/ Qukës-Qafë Plloçë, segmenti shkurton kohën e udhëtimit drejt juglindjes

Nisja e qarkullimit në aksin rrugor Qukës- Qafë Ploçe, ka shkurtuar kohën por edhe distancën  e udhëtimit drejt juglindjes.

Shumë qytetarë kanë udhëtuar gjatë kësaj fundjave nëpërmjet këtij segmenti rrugor.Drejtuesit e mjeteve shprehen se ky aks rrugor eshte shumë i pershtatshêm për qarkullim, ul lodhjen si dhe shkurton distancën dhe kohen.

Përfundimi i segmentit Qukës –Qafë Pllocë do të ndikohë në uljen e trafikut  pasi aksi rrugor qe lidh Korçen me Tiranën, ka qene një  rruge nacionale e mbingarkuar jo vetem nga autoveturat, por dhe  nga Kamionët, per shkak te doganave të Qafë Thanës dhe Kapshticës.

Segmenti i ri, me një gjatësi prej 43 kilometrash shmang Prrenjasin, Qafë-Thanën dhe Pogradecin.Pjesë  e aksit të ri rrugor janë edhe 2 tunele me gjatësi 716 m dhe 311 m si dhe 4 ura të mëdha.Rruga fillon në Qukës, vazhdon përmes krahinës malore të Mokrës, dhe në zonën e Qafë Plloçës e më pas  bashkohet me aksin ekzistues Pogradec-Korçë.