Në ditën e pastrimit të Shqipërisë, Korça është qyteti që bën diferencën në lidhje me mirëmbajtjen e pastër të ambjentit.

Kjo edhe për faktin se qyteti në juglindje të vendit nuk ka nevojë për nisma të tilla ndërgjegjësuese por ka një traditë të hershme të banorëve për mirëmbajtje.

 

Një gjë e tillë pranohet edhe nga drejtorja e Marrëdhënieve me Publikun në Bashkinë e korçës, Larisa Katundi, e cila thotë se pavarësisht nismës së bashkisë, 18 ditë për 18 lagje, ky qytet është i pastër në çdo ditë të vitit.

 

Ajo që e bën Korçën të dallojë nga qytetet e tjera është fakti se vetë banorët e saj ruajnë traditën e pastrimit të hapsirave pranë banesave të tyre duke i dhënë një imazh tjetër qytetit ,

 

Veç nismave nga bashkia dhe dita e pastrimit të Shqipërisë, edhe ndërmarja e Shërbimeve Publike është gjatë gjithë kohës e angazhuar në të mbajturit pastër këtë qytet.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re