“Përtej Kaosit” titullohet ekspozita që çeli në Korçë edicionin e dytë të festivalit të fotografisë “Gjon Mili”. Në natën e parë Fotografi Osman Demiri ka sjellë një ekspozitë personale me 30 fotografi .

 

Fotografja shkodrane Rozafa Shpuza thotë se këndvështrimi i Osman Demirit është i veçantë.

 

Kryebashkiaku Sotiraq Filo e quajti Korçën, qytetin e fotografëve të njohur, ndaj bashkia do të mbështes ekspozita të tilla.

 

Ky festival do të vijojë me “Diversitetin Ballkanik” që përfshin 30 fotografe te Ballkanit, për tu mbyllur në natën e fundit me leksionet Filmi dhe Fotografia nga Kujtim Çashku.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re