Skip to content

Korçë, 85-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni dhe bie mbi motorin e kondicionerit. Mjekët: E moshuara jashtë rrezikut për jetën

ambulanca 2 e1756065540441

Një 85 vjeçare ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i banesës në një pallat në lagjen nr 18 të qytetit të Korçës,

Sipas informacioneve, e moshuara dyshohet se është rrëzuar nga ballkoni aksidentalisht ndërsa ka mbetur midis murit dhe motorrit të kondicionerit që ka pallati.

Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e policisë dhe forcave zjarrfikëse që kanë bërë të mundur nxjerrjen e të moshuarës.

Aktualisht ajo po merr ndihmën mjekësore në banesë nga mjekët që shkuan me ambulancë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.