Banoret e njësisë administrative Lekas kane protestuar para bashkisë së Korçës për mungesën e energjisë elektrike dhe infrastrukturës ne zonën e tyre. Prej nje muaji, banoret nuk furnizohen me energji elektrike. Sipas tyre rrjeti i shpërndarjes është mjaft i amortizuar e  krijon probleme të herëpashershme.
 
Ndërkohe OSHEE ne Korçe bën me dije se problemi i mungesës së energjisë vjen si pasoje e dëmtimit të HEC-it, si pasojë e reshjeve. Ndërsa si rruge alternative është gjetur furnizimi nga Vithkuqi, por me orare të reduktuara.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re