Bie fluksi i qytetarëve që kërkojnë të pajisen me karta identiteti dhe pasaporta biometrike.

 

Nëse deri javën e kaluar pranë sporteleve të postës shqiptare filiali Korçë janë shitur mesatarisht rreth 400 kupona në ditë, këtë javë kanë qenë më të pakët qytetarët që kanë blerë kupona, duke shkuar deri në 300 të tilla të shitura çdo ditë.

 

Kjo bëhet e ditur nga Kryetarja e Degës Posta Qendër Filiali Korçë, Anduena Fejzulla.

 

Sipas saj rënia e kërkesave për blerje të kuponave ka ardhur sepse qytetarët të cilëve iu përfundon afati i vlefshmërisë së mjeteve të identifikimit në muajt shkurt e mars, i kanë blerë tashmë kuponat dhe i kanë kryer aplikimet.

 

Pjesa tjetër e qytetarëve do të vijojnë blerjen e kuponave në vartësi të përfundimit të afatit të vlefshmërisë së kartave dhe pasaportave, pasi aplikimi duhet të kryhet jo më parë se dy muaj nga skadimi i tyre.

 

Fejzulla tregon se edhe të gjitha pikat e tjera të postës shqiptare në të gjithë qarkun janë furnizuar me kupona për të përballuar kërkesat e qytetarëve.

 

Që prej datës 14 janar e deri tani posta shqiptare filiali Korçë ka shitur rreth 5000 kupona për karta identiteti dhe pasaporta biometrike

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re