Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Korçës, ku një vajzë ka rënë nga kati i fundit i një pallati, që shërbente si bar-kafe.

Ngjarja është shënuar këtë pasdite në qytetin jug-lindor.

Vajza ka rënë nga kati i fundit i pallatit, i cili shërben si bar kafe. Ende nuk dihet nëse vajza është vetëhedhur apo ka rënë aksidentalisht. Ambulanca ka transportuar vajzën në spital, gjendja e së cilës është e rëndë.

Kjo ndërtesë ndodhet në qendër të Korcës, në katet e së cilës lëshohen ambjente me qera, ndërsa dy katet e fundit shërbejnë si bar-kafe dhe restorant.

Vajza mendohet të ketë rënë nga bar-kafeja, e cila ndodhet në katin e gjashtë dhe më pas të jetë përplasur me shesh-pushimin e katit të dytë.

Vajza ka reaguar nga grupi i mjekëve që i kanë dhënë ndihmën e parë dhe më pas është transportuar për në spital, nga ku sipas informacioneve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ajo është rreth 30 vjeçe.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re