Në takimin e radhës së avokatëve të Korçës ku ishte i pranishem edhe kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë Maks Haxhia, u mor vendimi që veç bojktit të seancave penale, civile dhe administrative, të përshkallëzohet reagimi duke bojkotuar edhe masat e sigurisë.

 

Kreu i Dhomës së Avokatisë së Korçës Arben Lena tha se në këto dy data nuk do të paraqitet me seancat për masat e sigurisë asnjë prej avokatëve të listës së gatishmërise.

 

“Ne kemi njoftuar autoritetet përkatëse për këtë vendim dhe jemi të gatshëm të përballemi edhe me pasojat”- tha Lena.

 

Maks Haxhia pohoi se qëndrimi i Dhomave të Avokatisë është në unitet dhe nuk është e vërtetë që ka përçarje.

 

“Ne jemi në mbështetje të qëndrimeve të avokatëve të cilët kanë reaguar duke bojkotuar seancat. Por ju bej thirrje edhe ekspertëve të fushave të ndryshme, psikologëve, pushtetit vendor, deputetëve si dhe qytetarëve që t’i bashkohen reagimit tonë sepse harta gjyqësore i prek të gjithë.”- tha Haxhia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re