Skip to content

Korçë dhunojnë dhe grabisin makinën të rinjve

Një çift të rinjsh përjetuan minuta tmerri mbrëmjen e së shtunës kur ranë pre e një grabitje me dhunë.
 
Ngjarja e rëndë ndodhi në periferi të qytetit të Korçës në rrugën që të çon drejt Malit Morave.
 
Sipas policisë çifti i të rinjve kishin ndaluar në këtë zonë automjetin me të cilin udhëtonin kur u sulmuan nga persona të maskuar dhe armatosur.
 
Burime shtuan se autorët  qëlluan me armë zjarri në ajër ndërsa  më pas dhunuan me sende të forta drejtuesin e automjetit 35 vjeçar banues në fshatin Burimas ndërsa nxorën me forcë nga makina edhe shoqëruesen e tij.
 
Pasi i kanë dhunuar  dy agresorët grabitën makinën tip benz me të cilën udhëtonin të rinjtë.
 
Ata njoftuan menjëherë uniformat blu të cilët sekuestruan në vendngjarje dhe një gëzhojë pistolete.
 
Për gjetjen e grabitësve policia ofron dhe një shpërblim prej 200 mijë lekësh ndërsa të rinjtë thanë për hetuesit se nuk kanë konflikte me persona të tjerë.