Fëmijët e kopshtit numër 8 ne Korçe janë bere pjese e një skene jo të zakontë. Drejtoresha Laureta Asllani u akuzua për ushtrim dhune nga edukatorja Suzana Braimllari. Kjo e fundit pretendoi se gjithçka ndodhi ne sy te të vegjëlve.
 
Ngjarja është mbajtur e fshehte nga drejtuesit e kopshtit por ajo është bere publike menjëherë  pas denoncimit te edukatores ne polici dhe dërgimit te saj ne spital ku ka  mjekuar plagët.
 
Por ne urgjencën e spitalit rajonal ishin gazetaret ata që u përballën me dhunën e përgjegjësit te urgjencës, Dhimiter  Samaras.
 
Ky i fundit ka refuzuar kërkesën e gazetarëve për të marrë informacion nga vetë edukatorja.
 
Ndërkohë policia po punon për sqarimin e plote te rrethanave ku shkak i konfliktit mendohet te jete një konflikt i hershem ne pune.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re