Prodhimi i energjisë elektrike nëpërmjet një stacioni fotovoltaik, që shtrihet në një sipërfaqe prej 2 hektaresh, ka bërë që Ujësjellës Kanalizime Korçë të jetë i pari institucion i këtij lloji në Shqipëri, që arrin të mbulojë nevojat për energji të Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Ndotura.

 

Një nismë e tillë e ndërmarrë prej disa vitesh dhe e suksesshme tashmë, bën që kostot e energjisë elektrike të jenë pothuajse zero për ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve në qytetin juglindor.

 

Elja Pendavinji, drejtore tregtare në këtë institucion, tregon se prodhimi nga impianti mbulon të gjitha nevojat e kompanisë.

 

 

Qëllimi kryesor i stacionit fotovoltaik të ngritur me të ardhurat e vetë kësaj shoqërie rreth 7 vite më parë, ka qenë plotësimi i nevojave të tij për energji elektrike, ndërsa tashmë synohet zgjerimi edhe më tej i këtij stacioni në mënyrë që të përmbushen edhe kërkesat për energji elektrike të stacionit të pompave në Turan

 

 

Diversifikimi i burimeve të energjisë është tashmë në fokus për shkak të çmimeve të larta më të cilin po tregtohet energjia në tregjet ndërkombëmtare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re