Aksi rrugor Korçë-Ersekë po shkon drejt përfundimit. Për momentin po punohet për shtrimin me asfalt të segmentit nga Qafa e Qarrit deri në fshatin Mollas.

 

Për të vijuar më pas me lotin e tretë deri në hyrje të qytetit të Ersekës. Ky aks edhe për kolonjarët sjell tjetër interes për këtë trevë të njohur, pasi jo vetëm shkurton distancën nga qyteti i Korçës por akoma më tej rrit shpejtësinë e lëvizjes.

 

Kjo do të shërbejë si një promotor i mëtejshëm i turizmit në të gjitha fshatrat e bashkisë së Kolonjës që njihet për trashëgiminë kulturore, bukuritë natyrore si dhe kulinarinë.

 

Afati i përfundimit të rrugës është pranvera e ardhshme, por nisur nga ritmi dhe ecuria e punimeve nuk përjashtohet mundësia që ajo të mbarojë më shpejt.

 

Ky aks shkurton me 10 km distancën mes qytetit të Korçës dhe Ersekës, si dhe rrit sigurinë e lëvizjes pasi janë shmangur të gjitha zonat e vështira për qarkullimin e mjeteve.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re