Numri i lartë i aksidenteve rrugore të shënuara së fundmi, ka bërë që Policia Rrugore të ndërmarrë një fushatë informuese dhe sensibilizuese me të rinjtë e qytetit të Korçës mbi rregullat e qarkullimit rrugor dhe rëndësinë që ka respektimi i tyre për shmangien e aksidenteve dhe mbrotjen e jetës.

 

Shefi i Qarkullimit të Policisë Rrugore në Korçë Ervin Dervishaj ka mbajtur një orë të hapur mësimore me disa gjimnazistë në ambjentet e një prej autoshkollave të qytetit, për t’i njohur me rregulloren e Kodit Rrugor, parimet që duhen respektuar si dhe sinjalistikën rrugore pasi në një të ardhme ata do të përballen me situata të ndryshme në terren kur të jenë drejtues mjetesh.

 

Më pas të rinjtë janë shoqëruar në terren ku janë njohur nga afër me punën që kryejnë policat e qarkullimit rrugor në menaxhimin e trafit dhe marrjen e masave ndëshkuese ndaj drejtuesve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re