Skip to content

Korce/Gjeten nje leter te pazakonte ne oborr, por s`u besojne syve kur hapin kamerat

Ne Korce ka ndodhur nje ngajrje e vogel ne dukje e pazakonte.

Një person ka treguar se çfare ka parë në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, të cilat tregojnë dy vajza, që afrohen pranë derës së një shtëpie dhe pasi hedhin një letër, largohen me vrap.

Pronarët e shtëpisë, pasi e gjejnë letrën në oborr të nesërmen, bëhen kuriozë se kush mund ta ketë hedhur dhe keshtu hapin kamerat.

Mirëpo, ajo që shkruhej në letër, ishte disi e pakuptimtë, pasi siç tregojnë ata, letra i dedikohej një vajze por e cuditshmja eshte se në atë shtëpi nuk ka një vajzëshkruan meganews.al.

Në letër shkruhet:

“Ahhh…! Nuk ka piktor, nuk ka skulptor, nuk ka artist që të arrijë dot të kapë esencën e bukurisë tënde. Më lart, siç ti e sheh, u përpoqa të hedh në letër përshtypjet që më la bukuria jote ditën që dole nga nga Vasilika, parukierja dhe që gjithë djelmnia e Korçës u zalisnë. Po e di që s’ia dola dot o ylli i Korçës, o kuptimi i jetës teme”.