Subscribe

Këtë vit në Qarkun e Korçës ka pasur një sipërfaqe prej 13,430 hektar të mbjell me grurë nga 12.570 të mbjellur  vitin e kaluar. Fermeret e juglindjes edhe me siperfaqe më të shtuar për shkak te rendimentit më të ulët kanë marr 496910 kv në total, sasi kjo më e pakët se e një viti më parë.

 

Ky është Skënder Hamzaj, nga fshati Libonik i Maliqi. Në magazinën  e tij ka më shumë se 9000 kuintale grurë të pashitur dhe i gjithë ky stok ka ardhur nga çmimi që nuk justifikon as koston e prodhimit për kilogram.

 

SKENDER  HAMZAJ

FERMER

“Futja e sasive të mëdha nga porti nga dogana është arsyeja kryesore. Por edhe futja nga Rusia, që e cila nëpërmjet Serbisë do vij prap. Ky produkt që është sot, që gjendet edhe i vjetri është prodhuar me një kosto shumë të lartë.”

 

Edmond Zeqo është një tjetër fermer. Edhe ai si shumë të tjerë jo vetëm nuk ka shitur prodhimin, por ka të magazinuar edhe sasinë e grurit të një viti më parë.

 

EDMOND ZEQO

 FERMER

“Nuk ka çmim fare, na thonë me 25 lekë të vjetra, nuk kemi fitim. Unë e kam të magazinuar, por ka njerëz të të tjerë që e kanë jashtë.”

 

Vetëm në fushën e Maliqit nga prodhimi i këtij viti ka më tepër se 160 mijë kuintalë  grurë të pashitur, pasi çmimi nuk shkon më shumë se 25 lek për kilogramë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re