Bashkëshortja e Enea Ftoit, që humbi jetën në komisariatin e Korçës, ka kallëzuar penalisht tre policë, të cilët sipas saj kanë goditur deri në vdekje të shoqin. Bashkëshortja akuzon tre efektivet e komisariatit te Korçës, si autore te dhunës.
Ajo thotë se Enea kishte shenja te dukshme në trup dhe fytyre, krahun e kishte të thyer dhe shpatullën te nxjerre nga torturat. Ndërkohë nena e 27 vjecarit është shtuar në gjendje të rënde depresive ne spitalin e Korçës. Prokuroria ka nisur hetimet për rastin, por nuk ka ngritur akuza për asnjë nga policet e dyshuar si te përfshire ne ngjarje.