Skip to content

Korçë, konflikt në familje/ Gruaja plagos burrin në kokë, i gjuan me pjatë

Një konflikt në familje është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në lagjen 18 në Korçë.

Sipas informacioneve konflikti ka ndodhur midis dy bashkëshortëve ku gruaja ka plagosur lehtë në kokë burrin e saj me pjatë.

Rasti i dhunës sipas policisë, ka qenë i përsëritur nga ana e bashkëshortes. Aktualisht gruaja është shoqëruar në komisariat ndërsa bashkëshorti i saj pasi ka marrë mjekim dhe është larguar nga spitali.

Policia po vazhdon me procedurat.