Gjykata e Korçës ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për të arrestuarit Thanas Sholla dhe Besnik Dine.
Ndërsa ka caktuar të njëjtën masë sigurie për bashkëpunëtorin tjetër Artur Rakip, i cili u arrestua në flagrancë pasi kishte përshtatur një ambjent të shtëpisë si laborator.
Në momentin e arrestimit policia, e cila kishte nisur hetimin për grupin 5 muaj më parë, gjeti dhe sekuestroi 119 pasaporta të vendeve të ndryshme të botës dhe dokumenta të tjera si patenta, diploma dhe karta identiteti./