Lumi i Korçës është kthyer në një vend grumbullimi mbetjesh, duke kërcënuar shëndetin e banoreve qe jetojnë aty pranë. Bidonat, qeset, ujerat e zeza dhe era e keqe janë problemet me te cilat jetojnë banoret. Njeri prej tyre tregon se dikur korçaret laheshin ne këtë lum.
 
Drejtori i shërbimeve publike Thanas Tona thotë se do të merren masa për personat që ndotin lumin.
 
Prej vitesh menaxhimi i lumenjve bëhet nga bordi i kullimit. Zyrtarë të Inspektoratit të Mjedisit në Korçë,  bëjnë me dije se projekti i cili do ti sjellë një pamje të re lumit është gati.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re