Parkimet me pagesë sipas kontratës që bashkia ka lidhur disa vite më parë me subjektet private kanë mbetur pezull në qytetin e Korçës. Për këtë arsye në mbledhjen emergjente të Këshillit Bashkiak u trajtua si jashtë rradhe edhe çëdhtja e këtyre parkimeve.

 

Situata pezull në këtë drejtim vjen nga fakti se ka mbaruar kontratat e parkimeve me pagesë me një subjekt privat. Kjo do të thotë se në menaxhimin e tyre tashmë do të merret  nga Bashkia. Duhet pranuar se, parkimi me pagesë në disa zona të qytetit nuk ka rezultuar rentabël në të ardhura pasi të ardhurar kanë rezultuar me xhiro  të ulta. Ndaj dhe për këtë pas terheqjes së subjektit privar kanë munguar ofertat nga subjekte të tjera ndaj menaxhimin i mbetet bashkisë.

 

Një shqetësim mbetet edhe përplasja e banorëve apo rezidentëve me punonjësit që mbledhin pagesën e parkingut sepse një pjesë e qytetarëve nuk pranojnë të paguajnë qëndrimin e makinës pranë shtëpive të tyre. Kjo gjendje e krijuar ka sjellë një lloj kaosi në parkim pasi vendet me pagesë që tashmë nuk kontrollohen nga subjektet private zihen edhe nga mjete që lihen në parkingje për shitje me afat të pa caktuar.

 

Bashkia natyrisht ka propozuar zgjidhjet e saj, por edhe pse egzekutivi e ka një lloj çështje të ditës këtë situatë gjithshka varet nga kthimi në normalitet I Këshillit të ri bashkiak.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re