Ne Korçë mungesa e byzylykëve elektronike ka bere që gjykata te procedoje me masat e tjera te dënimeve alternative. Ministria e drejtësisë para pak kohesh  beri tërheqjen e këtyre pajisjeve qe mundësojnë mbikëqyrjen elektronike, me qellim ekzaminimin e tyre dhe sipas rastit, rregullimin apo zëvendësimin, per shkak te problemeve teknike qe kishin shfaqur.
 
Per ketë arsye Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit te Provës ka vene ne dijeni permes nje shkrese te gjitha zyrat vendore ne rrethe, per pamundësinë e pranimin te urdhrave te rinj te ekzekutimit per aplikimin e mbikëqyrjes elektronike, deri ne nje urdhër te dyte. Mbikëqyrja elektronike ka filluar funksionimin e saj qe ne mars te vitit 2013, ajo shërben per uljen e numrit te personave qe vuajnë dënimin ne burgje dhe integrimin e tyre ne komunitet. Aktualisht nga zyra vendore e shërbimit te provës Korçe, jane nen mbikëqyrje elektronike vetëm 2 persona.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re