Asnjë i ndaluar për lëndën narkotike të kapur në fshatin Bulgarec të Korçës. Burime nga policia lokale bëjnë me dije se janë shoqëruar disa persona, të cilët kanë lidhje miqësore dhe fisnore me Jetnor Gungon, pronarin e banesës ku u gjet sasia e drogës.

 

Por dëshmitë e tyre nuk kanë sjelle asgjë të re në lidhje me trafikun. Ndërkohë policia është në kërkim të 45-vjeçarit, qe dyshohet se fshihet në fshatrat e juglindjes. Jetnor Gungo prej vitesh jetonte i vetëm në banesën e tij në periferi të fshatit. Në momentin kur është kapur sasia prej 686 kg kanabis, ai ndodhej në një prej lokaleve të fshatit dhe sapo është njoftuar për kontrollin, ai është larguar duke mundur t’i shpëtoje policisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re