Policia e Korçës ka regjistruar 7 kërkesë padi për urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje brenda një jave. Burime zyrtare të policisë thonë se i janë përgjigjur rasteve të dhunës në familje me lëshimin e urdhrave të mbrojtjes.
 
Vijojnë kështu denoncimet për dhunën në familje, të cilat rezultojnë të shpeshta dhe gati të përditshme. Policia nuk bën të ditur nëse ka vënë në pranga ushtruesit e dhunës në familje, por thotë se ka arestuar 7 persona për vepra të ndryshme penale.
 
Si dhe ka arestuar dy persona të shpallur në kërkim, por nuk saktësohet  se për çfarë krimesh. Ndërkaq, janë shoqëruar 39 shtetas në komisariatet e zonës juglindore dhe janë vendosur jo pak por 575 masa administrative.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re