Pasi ishin futur kontrabandë përmes doganës së Kapshticës, këto mallra do të shiteshin në tregun shqiptar. Ngarkesa me veshje vinte nga Greqia. Policia e Korçës finalizoi operacionin “Mjegulla”, ku arrestoi 7 persona mes të cilëve janë edhe 3 doganierë e 1 punonjës policie. Ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
 
“5 shtetasit e sillnin sasinë e veshjeve deri në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës me një kamion, të cilin e parkonin në doganën greke dhe më pas brenda ditës kalonin 3-4 herë drejt tokës shqiptare mallrat, me mjete të tjera më të vogla transportuese. Mallrat janë futur kontrabandë nëpërmjet Degës Doganore Kapshticë pasi nuk kanë kryer praktikat doganore.”
 
Të arrestuarit u kapën në flagrancë, duke transportuar 22 ngarkesa me veshje të ndryshme kontrabandë. Gjithashtu janë sekuestruar edhe tre mjete, të cilat përdoreshin për transportin e mallit.
 
 
 
 
 
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re