20 shtetas sirianë janë kapur paraditen e sotme nga policia kufitare e Korçës në vijen kufitare me Greqinë. Lajmi është bërë i ditur nga burime të siguruara pranë drejorisë vendore dhe migracionit të juglindjes.

 

Nga i njëjti burim u tha se mes refugjatëve ka gra dhe femijë ashtu sic ka dhe të tjerë të cilët po merren në pyetje nga oficierë të kesaj drejtorie. Nuk përjashtohet mundësia që një pjesë e tyrë të rikthegen në Greqi aty ku janë dhe të akomoduar në kampe ashtu sic do të dergohen të tjerët në qendren e azilkurkuesve në Babrru.

 

Vetëm në 3 mujorin e parë të ketij viti nga policia kufitare janë kapur mbi 200 shtetas sirianë, afganë e pakistanezë ndersa vetëm gjatë ketyre ditëve janë kapur më shumë se 120 shtetas cka dhe për policinë kufitare tregon se më ngrohjen e motit është shtuar dhe numeri i hyrjeve nga Greqia në drejtim te vendit tonë të refugjatëve nga Lindja e Mesme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re